
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka inspektuar punimet që janë drejt fundit në ujësjellësin e fshatit Juban në njësinë Guri Zi.
Pasi pau punimet kryebashkiakja tregoi se disa herë është investuar aty por banorët nuk janë furnizuar me ujë duke lënë të kuptohet se ka patur abuzimet me projektet qindra milionëshe të dhëna vite më parë. Kryebashkiakja tha se po punohet edhe për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme ndërsa bëri të ditur se do të vendosen matësa për ujin e pijshëm. Duke u përgjigjur kryebashkiakja ironizoi me drejtorinë e shëndetit publik të cilët kanë deklaruar se uji në ujësjellësin e Jubanit nuk është i sigurtë. Problematika e mosfunksionimit të ujësjellësit të Jubanit në Gurin e Zi u ngrit nga Star Plus ndërsa menjëherë filluan punimet dhe tashmë banorët e asaj zone do të furnizohen të paktën 2 herë në ditë me nga 2 orë.






