Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama se sistemi i korrupsionit nuk lejon që Shkodra të ketë më shumë investime madhore.

Lidhur me përmbytjet dhe nevojën e investimeve për mbrojtjen e argjinaturave apo veprave të tjera, kryebashkiakja kujton se fondi i qeverisë për Shkodrën është vetëm 5 mijë lekë për banorë, shumë pak për të realizuar projekte madhore. Kryebashiakja Ademi u përgjigj edhe për ironinë e herë pas hershme të kryeministrit Rama se bashkia e Malësisë së Madhe bën projekte më të mira se ajo e Shkodrës duke thënë se së shpejti në një aplikim të radhës të bëjë publike projektet për të hedhur poshtë justifikimet e qeverisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-GURI ZI, DY PERSONA DËME NË TRUP
Artikulli tjetërTË SËMURËT MENDORË, RASTE DHE SHIFRA TË FRIKSHME EDHE NË SHKODËR