Pas deklaratës për mediat Kryetarja e Bashkisë Shkodër bëri një reagim të fortë në faqen e saj në rrjetin social facebook.

Kryebashkiakja akuzoi se kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj po i lënë dorë të lirë krimit në Shkodër duke përmendur disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit.

Kryebashkiakja ka një thirrje të fortë që këto ngjarje të zbardhen dhe Shkodra të bëhet një qytet i sigurtë sepse sipas saj shkodranët jetojnë me frikën se kush e ka radhën nesër të goditet nga krimi