Projektet madhore ne Shkoder hasin ne kundershtime .

Pas bypassit edhe rruga Shkoder-Velipoje duket se paraqet probleme ne projektim dhe zbatim. Nje problematike e tille eshte ngritur nga Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi e cila tha se projekti ka anashkaluar rruget qe dergojne ne fshatra si dhe kanalet kulluese dhe vaditese te cilat do sjellin situata te pakendshme ne vazhdimesi.

E pranishme ne diskutim zv kryeministrja Senida Mesi tha se nese ekspertet dhe tekniket vleresojne te mireqena problematikat , atehere projekti i rruges Shkoder-Velipoje do rishikohet Paveresisht kesaj ne aksin Shkoder-Velipoje po punohet cdo dite intensivisht nga tre firma te kontraktuara per te permbushur pritshmerite e kryeministrit Rama i cili tha se aksi turistik do perfundoje para afateve , e konkretisht ne muajin maj te vitit qe vjen.

Artikulli paraprakINAUGUROHET QENDRA KULTURORE E MEDRESESË
Artikulli tjetërUK: NUK KISHIM DEFEKT POR DUHEJ ENERGJIA