Një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar në ambientet e Bashkisë së Lezhës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Nismës iu bashkuan punonjës të administratës vendore dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët dhuruan gjak për të ndihmuar personat që kanë nevojë për transfuzione.Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, së bashku me dhurues të tjerë, e vlerësoi këtë nismë si një kontribut të rëndësishëm solidariteti dhe humanizmi në shërbim të jetës.
Sipas organizatorëve, dhurimi i gjakut mbetet një nevojë e vazhdueshme për sistemin shëndetësor, ndërsa Bashkia e Lezhës vijon të mbështesë aktivitete të tilla sensibilizuese, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.

Artikulli paraprakKOMPLEKSI PA LEJE NË SHËNGJIN, PROKURORIA MBYLL HETIMET
Artikulli tjetërPROJEKTI KUNDËR DHUNËS, INAGUROHET REDFRAME 360°