Vendimi i presidentit Donald Trump për të pezulluar Programin e Lotarisë së Vizave të Diversitetit (Lotaria e Kartës Jeshile) prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë, e cila prej vitesh është pjesë e vendeve të kualifikuara për këtë program emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Shqiptarët kanë qenë tradicionalisht ndër përfituesit e këtij programi, me dhjetëra qytetarë që çdo vit fitojnë të drejtën për të aplikuar për qëndrim të përhershëm ligjor në SHBA. Pezullimi i shpallur nga administrata Trump krijon pasiguri si për aplikimet e ardhshme, ashtu edhe për fituesit aktualë që ndodhen ende në proces verifikimi dhe intervistash.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, njoftoi në platformën X se pezullimi është urdhëruar nga presidenti Trump dhe po zbatohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, megjithëse programi është krijuar me ligj nga Kongresi, çka pritet të sjellë kundërshtime dhe sfida ligjore.

Për qytetarët shqiptarë që kanë fituar tashmë lotarinë, ekziston rreziku i vonesave ose i ndalimit të përkohshëm të procedurave, ndërsa për ata që planifikonin të aplikonin në edicionet e ardhshme, mundësia për pjesëmarrje mbetet e paqartë deri në një vendim përfundimtar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSPAK KËRKON ARRESTIMIN E BALLUKUT! SHEHAJ SOT PROTESTË NË ORËN QË KUVENDI SHQYRTON IMUNITETIN E ZV/KRYEMINISTRES
Artikulli tjetërKLODIAN BRAHO NIS DETYRËN, SHKON NË KËSHILLIN E MANDATEVE