Në dy javët e ardhshme, në njësinë administrative Gur I Zi pritet të fillojnë punimet për asfaltimin e dy akseve rrugore Vukanatanë – Gur I Kuq dhe rruga në fshatin Rragam. Këtë gjë e ka bërë të ditur adminsitratori Pjerin Marku I cili tregon se këto investime pritet të kryejnë në një kohë të shkurtër ndërkohë që do të përmirësojnë ndjeshëm jetën e banorëve të zonës.

Para fillimit të stinës së reshjeve po punohet për pastrimin e kanaleve nga bimesia dhe shkurret.

Gjithashtu, ka marrë zgjidhje edhe ngrohja e nxënësve në shkolla.

Gjatë muajve të fundit, isntitucionet përgjegjëse I kanë kushtuar një rëndësi të veçantë rikonstruksionit të rrugëve në këtë njësi, amortizimi I të cilave disa herë është trajtuar në Star Plus si një problematikë që ka vështirësuar jetesën e banorëve të zones.