
Opozita në këshillin bashkiak të lezhës i kërkon insitucioni të prefektit, rikthimin për shqyrtim të vendimit të miratuar pak ditë më parë për tarifen e ofrimit të shërbimit në plazhe publike dhe caktimi e struktures përgjegjëse për administrimin e tyre.Përfaqësuesja e Opozitës Alfrida Marku e konsideron të lartë tarifen e shërbimit në masen 50% të vleres së tregut, ndërsa rëndit njësërë arsyesh pse kjo vendimarrje nuk duhet të konfirmohet nga prefekti.
Sipas Markut Bashkia Lezhë ka të gjithë infrastrukturen e mjaftueshme për të menaxhuar plazhet publike dhe nuk është e nevojshme që administrimit i tyre të behet nga nja subjekt juridik, pasi diçka e tillë mund të sjellë abuzime.
Lezha ka një vije bregdetare me gjatësi 26 km e cila nis nga Rana e Hedhur dhe përfundon në Tale.Me reformen e ndërmarrë në sektorin e turizmit, bregdeti do të shrytëzohet vetem, ndërsa pjesa e tjeter e plazhit do të jetë publik, që në Lezhë është vendosur të administrohet nga një shoqëri juridike e krijuar nga bashkia.