Në një oborr shkodran, aty ku aroma dhe ngjyrat e luleve të mbushin shpirtin me qetësi, Adnan Muka ka gjetur sekretin e jetës së gjatë. Për të, kujdesi ndaj luleve është jo vetëm pasion, por edhe mënyrë për të përballuar sfidat e jetës.

Për Adnan Mukën, drandofilja është mbretëresha e vërtetë e oborrit të tij. Prej dekadash i kultivon me përkushtim, duke i dhënë edhe emra simbolikë.

Edhe pse i ka kaluar të 90-at, dashuria për lulet e mban çdo ditë në oborrin e tij. Ai beson se pikërisht aroma dhe bukuria e tyre i kanë dhënë jetë e forcë për të përballuar vështirësitë.

Oborri i tij mbetet kështu një shembull i dashnisë për natyrën dhe mikpritjes shkodrane, ku çdo lule ka një histori e një simbolikë të veçantë.

Artikulli paraprakPROCEDOHET 39 VJEÇARI, DHUNOI PSIKOLOGJIKISHT GRUAN
Artikulli tjetërNGA VRESHTAT TEK ULLIRI NË MIRDITË