Një 16-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Pordenone, Veneto të Italisë. Sipas mediave italiane, vajza po ecte mbi shinat e trenit, kur u përplas për vdekje. Vajza, identiteti i të cilës nuk dihet, mësohet se jetonte dhe shkonte në shkollë në Pordenone.

Dëshmitarë thanë se e kishin parë adoleshenten vetëm pak sekonda para ngjarjes së rëndë pranë binarëve. Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet italiane mësohet se kanë nisur hetimet. Nuk përjashtohet mundësi që ngjarja mund të ketë qenë e vullnetshme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-19 MUND PARTIZANIN 2-1 ,VLLAZNIA U-17 VAZHDON KRYESIMIN
Artikulli tjetërHAXHINASTO TE KRIMET E RËNDA: DËSHMOVA PËR PËRGJEGJËSITË E MIA