Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër në fokusin e saj, për vitin 2020 do të ketë Parqet Natyrore bashkë me Zonat e Mbrojtura të cilat i konsideron si pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik në qarkun e Shkodrës.

Drejtuesi i këtij institucioni Agim Dardha teksa e vuri theksin tek përmirësimi i gjendjes në fushën e zbatimit të ligjshmërisë, ndër të tjera tha se në objektivat e punës së saj kjo drejtori ka edhe përmirësimin e mbrojtjes së peisazheve dhe burimeve të trashëgimisë kulturore

Ndërkohë drejtori Dardha kërkoi me tepër vemendje nga bashkitë të cilat sipas tij duhet ti kushtojnë vëmendje jo vetëm zonave të banuara por edhe zonave të pabanuara të cilat janë shpallur zona të mbrojtura

Nga ana tjetër Dardha shprehet se qëllimi jonë është vënia në funksion te zhvillimit gjithëvjetor te turizmit, por ajo cka i penalizon shpesheherë vazhdon të jetë rruga e bllokuar nga dëbora, cka bën që turistët të kthehen pas.

Artikulli paraprakMALI I ZI E DËNOI PËR FLAMURIN, DOMNORI: KU JE EDI RAMA
Artikulli tjetërMASSAFRA: ÇDO POLITIKAN DO JAPË LLOGARI PARA ZOTIT