
Një aeroplan me pasagjerë 242 pasagjerë në bord raportohet se është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave të huaja aeroplani u rrëzua ndërsa po ngrihej.
Raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe duke u marrë me ambulanca. Sipas policisë, aeroplani u rrëzua në një “zonë civile” jashtë një aeroporti. Ndërkohë Air India deklaroi se një fluturim nga Ahmedabad për në Londër Gatwick u “përfshi në një incident sot”.
“Në këtë moment, po përcaktojmë detajet dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.
Sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar, sinjali i fundit i aeroplanit u mor vetëm disa sekonda pas ngritjes. Sinjali nga avioni i Air India humbi në orën 10:08 të mëngjesit sipas kohës lokale, më pak se një minutë pas ngritjes.