
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
SPAK do u komunikojë sot Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zyrtarisht 3 akuzat, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.
Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor 2024.