Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur ndaj tij nga e njëjta gjykatë në muajin nëntor të vitit 2023.

Vendimi u shpall në seancën e sotme në orën 10.30 nga gjyqtari i çështjen Engert Pëllumbi, i cili në datë 3 janar caktoi “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

Të dy, dhe Berisha dhe Malltezi janë hetuar nga SPAK për dosjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, dosje e cila ka zbritur në gjykatë disa muaj me parë dhe pritet një vendimarrje sa i përket kalimit të saj për gjyq.

Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa Berisha për korrupsion pasiv.

Artikulli paraprakSHKODËR, AUTOMJETI PËRPLASET ME MOTOMJETIN, PLAGOSET 45-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHQIPËRIA BASHKËPUNIM ME BANKËN ITALIANE, RAMA: 250 MLN EURO FINANCIM PËR BUJQËSINË