Numri i viktimave në Kabul, pas dy shpërthimeve kamikaze të ISIS ka shkuar në 110. Nga krahu tjetër 150 janë shënuar të plagosur, shkruan CNN. Gjithashtu zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se 12 marinsa amerikanë janë të vdekur dhe 15 të plagosur në Kabul. Kujtojmë, një fraksion i Shtetit Islamik, ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet në shtetin afgan. Paralajmërimet kishin nisur më herët nga Britania e Madhe, ku përmes ministrit të saj të Brendshëm deklaroi se ka indicie për sulme terroriste gjatë ditës. Përpos situatës së krijuar, SHBA ka thënë se nuk do e ndalojë procesin e evakuimit, ndërkohë nga ana tjetër, talebanët kanë nënvizuar se kanë paralajmëruar SHBA-të dhe vendet e tjera për këtë rrezik. Gjatë një konference për shtyp, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka dënuar sulmet në Kabul, dhe ka “kërcënuar” se “nuk do t’i harrojmë atentatorët dhe do t’i bëjmë ata të paguajnë”. Biden tha se, amerikanet e vrarë sot në kabul janë heronj, heronj që flijuan jetët e tyre për të shpëtuar të tjerët, ku konfirmoi edhe humbjen e një marinsi tjetër, duke e çuar në 13 numrin e viktimave në radhët e amerikanëve. Ndërsa nënvizoi,  se përpjekjet për të shpëtuar amerikanët dhe për të nxjerrë jashtë aleatët afganë do të vazhdojnë. Sipas presidentit amerikan situata në terren është akoma në zhvillim dhe do të shikohet hap pas hapi se si do të procedohet. Por, një gjë është e sigurt, që ne do të vazhdojmë me misionin e evakuimit deri në fund.Do të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur forcat tona tha Biden, dhe se terroristët  e ISIS nuk do të fitojnë, shtoi ai. Ndërkohë fluturimet që evakuojnë afganë dhe të huaj nga Kabuli, rifilluan një ditë pasi dy sulme vetëvrasëse vranë dhjetëra njerëz që prisnin për t’u larguar, jashtë hyrjes së aeroportit. Banorët e kryeqytetit thanë se aeroplanët mund të shiheshin duke u ngritur nga aeroporti qysh herët në mëngjes, ndërsa turma njerëzish janë të mbledhura në zonën e Portës Abbey. Reuters ka publikuar historinë e Seed Sadaat që dikur ishte ministër komunikimi në qeverinë afgane, u largua shtatorin e kaluar drejt Gjermanisë, ku edhe po punon si korrier me shpresën për një jetë më të mire. Ish-ministri afgan tregoi për Reuters, se në venin e tij të origjinës është kritikuar shumë për punën e tij të re dhe kjo për shkak se ka shërbyer më parë për qeverinë afgane, detyrë të cilën e la në vitin 2018. Ai u shpreh se tashmë për atë një punë edhe thjesht një punë dhe asgjë më shumë. Çdo ditë ai shkon në një shkollë ku mëson dhe praktikon gjuhën gjermane, ndërsa më pas i hipën biçikletës dhe fillon punë. Historia e ish-ministrit afgan është një frymëzim për këdo!

Artikulli paraprak30% E SHQIPTARËVE E PËRDORIN INTERNETIN PËR LOJËRA
Artikulli tjetërLORIK CANA HEDH SHORTIN E CONFERENCE LEAGUE: KOMBËTARJA ËSHTË KRENARI, EJANI NË TIRANË PËR FINALEN