
Afrimi i festave, sjell si zakonisht të njëjtën panoramë në Shkoder. Luhatja e çmimeve, kryesisht e produkteve ushqimore, shndërrohet jo pak herë në sfidë për buxhetin e familjeve.
Në disa prej tregjeve, rezulton se prodhimi vendas e ka frenuar disi rritjen e çmimeve, që zakonisht shoqëron fruta-perimet gjatë muajit Dhjetor.
Vetë tregtarët pranojnë se çmimet për festa pësojnë një farë rritje, ndërsa shqetësim për ta është rënie e fuqisë blerëse
Në ditet e ardhshme kur afrohemi edhe me shume me festat, pritet që çmimet tç pësojnë rritje, kjo bazuar edhe në eksperiencen e viteve të shkuara






