Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave në Bashkimin Evropian (BE), ka njoftuar se vaksina e kompanisë Pfizer-Biontech kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është e sigurt për moshat 5-11 vjeç.

Në njoftimin e bërë nga EMA, rikujtohet se vaksina në fjalë tashmë është miratuar për moshën 12-vjeç e lart, duke theksuar se doza që do të administrohet për moshën 5 deri 11-vjeç do të jetë më pak.

Sipas njoftimit, vendimi për rekomandim është dhënë pas hulumtimit të kryer në rreth 2 mijë fëmijë, ndërsa efektet anësore të vaksinës ishin të njëjta me ato të grupmoshave të tjera, si dhimbje dhe skuqje në zonën ku është administruar vaksina, lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore.

Më tej thuhet se efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe kalojnë disa ditë pas vaksinimit, duke tërhequr vëmendjen se dobitë e vaksinës për grupmoshën 5-11 janë më shumë se sa dëmet.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU INTENSIVE DHE TEMPERATURA NË ULJE
Artikulli tjetërZBARDHET MISTERI I TË MBIJETUARIT TË 8-TË NGA AKSIDENTI TRAGJIK NË BULLGARI