Vëmendja kryesore e Agjensise Rajonale te Mjedisit gjate periudhës se sezonit veror ka qene mjedisi ne zonat turistike, ujerat e zeza apo edhe ndotja akustike probleme te cilat kane qene pengese për mbarëvajtjen e sezoneve te shkuara .Ne plazhin e Velipojës aty fluksi është me i madh.Kryeinspektori i mjedisit ne Shkodër Edmond Tërthorja shprehet se situata kryesisht paraqitet brenda normave ndërsa 2 subjekte janë gjobitur nga ndotja akustike .

Problem sipas Kryeinspektorit vazhdon te mbetet evidentimi i mbetjeve apo edhe impianti i ujërave te zeza.Tek kjo e fundit Tërthorja shprehet se çdo subjekt qe nuk ka një leje te caktuar për shkarkimet ne kolektorë do te gjobitet rënde. Agjensia Rajonale e Mjedisit shprehet se kontrollet do te jene te përjavshme deri ne fund te muajit gusht.Ne këtë sezon veror , situata ka qenë më e qetë në zonat turistike, ndryshe nga vitet e mëparshme ku pika te frekuentuara si Velipoja apo Shiroka mbuloheshin nga mbeturinat apo ujërat e zeza.