Përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit dhe të Qeverisë Shqiptare për shpalljen e Moratoriumit 10-vjeçar për pyjet, e ka komentuar edhe kryeinspetori I agjensise rajonale te mjedisit ne shkoder.

Edmond Terthorja shprehet se Abuzimet e pas viteve 90 kanë cuar në degradimin e fondit pyjor, si një nga sektorët jetikë të mjedisit dhe aset i cmuar për ekonominë shqiptare .Ai thote se ndërhyrjet pa kriter, dëmet e vazhdueshme dhe prerjet abuzive kanë sjellë një situatë në kufijtë e emergjencës.Me këtë vendim i hapët rruga një nisme ligjore shumë të rëndëishme dhe njërës prej reformave shumë jetike në fushën e pyjeve dhe kullotave. Projektligji i hartuar nga Ministria e Mjedisit është rezultat i një konsultimi të gjatë me specialist të fushës, me bashkitë, me përfaqësues të botës akademike partnerët tanë ndërkombëtarë dhe aktorë të ndryshëm në fushën e mjedisit. Për herë të parë me këtë projektligj do të zgjidhet ngërci i krijuar nga kalimi i pjesshëm dhe problematik i fondit pyjor dhe kullosor pranë bashkive.

Artikulli paraprakPRONAT NË VELIPOJË, 3 ISH KRYETARË KOMUNASH NËN AKUZË
Artikulli tjetërARQIPESHKVI MASSAFRA HAP DHE BEKON BETLEHEMIN