Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e dy ushtarakeve shqiptare është e stabilizuar.

Artikulli paraprakZVICRA KËRKON 114 MIJË PUNONJËS, JA PROFESIONET E LIRA
Artikulli tjetër“BISEDOVA ME USHTARËT E PLAGOSUR DHE IU GARANTOVA…”, PELESHI REAGON PËR SULMIN NË UZINËN E ARMËVE NË GRAMSH