Agresioni rus, Gjermania dislokon tanket në Lituani

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Gjermania ka nisur dislokimin e tankeve në drejtim të Lituanisë si pjesë e misionit të NATO-s për të forcuar besimin e aleatëve në Evropën Lindore. Dislokimi vjen ndërkohë që ushtria polake ka kryer stërvitje të përbashkëta me forcat amerikane për të penguar dhe “pamundësuar” një agresion të mundshëm nga Risia. Gjermania është një nga vendet që ka rënë dakord për të siguruar trupa dhe armë për misionin e NATO-s, i cili përfshin vendosjen e katër batalioneve në Poloni dhe në tre shtetet baltike. Komanda gjermane deklaroi se po dërgonin rreth 200 mjete ushtarake, përfshirë 30 tanke si dhe 450 trupa. Lëvizja e forcave ka filluar të martën dhe do të vazhdojë deri në fund të shkurtit.