Në qendër të fshatit Juban u zhvillua “Agro Fest”, një aktivitet festiv dhe promovues i produkteve tradicionale të Njësisë Administrative Guri i Zi. Panairi mblodhi së bashku prodhues vendas, banorë të zonës, përfaqësues të institucioneve dhe vizitorë, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë të bujqësisë, traditës dhe kulturës lokale.

Nëpërmjet ekspozimit të produkteve të zonës dhe aktiviteteve shoqëruese, Agro Fest synoi të promovojë vlerat e trashëguara dhe potencialin zhvillimor të kësaj zone të Bashkisë Shkodër. Ky event u organizua nga “Eko Mendje” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke treguar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit për zhvillimin rural dhe ruajtjen e traditës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PËR TITULL, LAÇI BIE NGA KATEGORIA
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË/ PUTIN SHPALL ARMËPUSHIM TRE DITOR! SHPRESOJ TA BËJË EDHE KIEVI