
Ngjyrat, shijet dhe tradita më e mirë e rajonit të Shkodrës janë bërë bashkë në një atmosferë festive të jashtëzakonshme. Nën kujdesin e Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër, u organizua në mjediset e shkollës 9 vjecare “Dëshmorët e Prishtinës” aktiviteti i titulluar “Agro-Festa”, një panair që ka sjellë në vëmendje identitetin dhe pasurinë e produkteve tona tradicionale.
Protagonistët kryesorë të kësaj feste ishin nxënësit dhe mësuesit e 30 shkollave të ndryshme të Shkodrës , të cilët transformuan ambientin në një ekspozitë të gjallë të kulturës agro-ushqimore.
Nga gatimet karakteristike të zonës e deri te produktet bujqësore të kultivuara me mjaft pasion, çdo tezgë tregonte një histori të veçantë të lidhjes së brezit të ri me tokën dhe trashëgiminë.
Përveç vlerave gastronomike, “Agro-Festa” shërbeu edhe si një urë bashkëpunimi dhe festive mes shkollave, duke dëshmuar se shkollat e rajonit të shkodrës mbetet një vatër e gjallë e ruajtjes së vlerave dhe traditave


