Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, mbajti një takim me qytetarët në Lezhë, ku theksoi se partia e tij ka mijëra mbështetës në mbarë Shqipërinë.
Ai nënvizoi se ata janë të përkushtuar për t’u përballur me pushtetin aktual dhe se, për herë të parë, një parti e pastër dhe e papërlyer do të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë.
Shehaj theksoi se partia e tij vjen nga punë dhe është e papërlyer, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një alternativë ndryshe, të ndershme. Ai shtoi se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me rritjen ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm nga njerëz të ndershëm dhe të papërlyer.
Agron Shehaj takim me qytetarët në Lezhë: Sot kemi mijëra mbështetës të partisë Mundësia në mbarë Shqipërinë. Ne kemi zgjedhur që t’i dalim ballë këtij pushteti. Ne vijmë nga puna, jemi të papërlyer. Shqipëria ka nevojë për një alternativë ndryshe. Për herë të parë, një parti politike e ndershme do hyjë në parlament. E ardhmja e Shqipërisë varet nga ekonomia, nga rritja ekonomike. Rritjen ekonomike do e sjellin njerëzit e ndershëm. Ne nuk dorëzohemi kurrë.

Artikulli paraprakKRYESOCIALISTI RAMA: THONË PSE MBLEDH VETËM GRATË, KËTU PO E THEM PËR HERË TË PARË!
Artikulli tjetërJETA NË ÇIFT NUK DO JETË ASPAK E MIRË SOT…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT