Pas suksesit ne Shkoder, Qendra Kulturore Pjeter Gaci, do te zhvendos nje sukses te tille pak kilometra me tutje, ne trevat shqipfolese te malit te zi, e konkretisht ne Ulqin.

Te dielen, ne oren 19 prane qendres kulturore te Ulqinit, do te organizohet aktiviteti me kenge popullore qytetare Shkodrane, “ahengu shkodran”. Nje muzike origjinale, qe do te vije e servirur nga zerat brilant te kengetareve shkodrane te cilet performuan edhe pak jave me pare ne Shkoder, ne aktivitetin Ahengu Shkodran. Sipas perfaqesuesve te Qendres kulturore pjeter gaci ne Shkoder, behet me dije se nje aktivitet I tille vjen edhe si rezultat I bashkepunimit qe kjo qender ka me qendren kulturore te ulqnit, dhe marredheniet e fqinjesise se mire mes shkodres dhe ulqnit. Nuk ngelet gjë tjetër vetëm të shijojmë të dielën suksein e radhës së ahengut shkodran në qytetin e ulqnit.