Nën ritmet e disa prej këngëve më të bukura shkodrane “Ahengu Shkodran” ka korrur një sukses edhe në qytetin fqinj të Ulqinit në Malin e Zi. Këngëtarët e ri dhuruan emocione dhe morën duartrokitjet e sallës teksa përcollën tingujt e disa prej këngëve më të njohura të Shkodrës. Ndryshe nga Shkodra, “Ahengu Shkodran” u shoqërua edhe me një valle duke ia shtuar vlerat këtij organizimi.

“Ahengu Shkodran” në Ulqin u mbyll në një mjedis miqësor dhe artëdashës. Tashmë kjo ndërthurje mes Shkodrës dhe Ulqinit me aktivitete të tilla kulturore dhe që trashëgohen ndër breza të përforcohet edhe më shumë për ta kthyer në një traditë mes këtyre dy qyteteve që gjithnjë kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, sidomos ne art e kultur.