Sipas Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ekonomia e Shqipërisë ka marrë kthesën për mirë që në vitin 2016. Ndërkohë përsa i përket vitit 2018, Ahmetaj u shpreh se pritet të jetë një vit tjetër më i mirë ekonomik.

Sipas tij, thelbi i zhvillimit ekonomik është vazhdimi it ë gjitha reformave.

Ahmetaj reagoi gjithashtu edhe përsa i përket taksës së pronës, e cila pritet të aplikohet duke filluar nga muaji prill në Shqipëri.

Sipas tij, kjo nuk është një taksë e re për shqiptarët, por është thjeshtë një mënyrë e re për t’a mbledhur, përderisa asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të rëndoj në xhepat e shqiptarëve.

I pyetur për akuzat e opozitës për rritjen e borxhit publik, Ahmetaj u shpreh se opozita nuk di të numëroj borxhin publik.

Ekonomia e Shqipërisë në jo pak raste ka sjell përplasje mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri.

Ndërkohë, taksa e re e pronës, e cila fillon aplikimin pas në muaji ka sjell reagimi nga një spektër i gjerë njerëzish, duke e konsideruar një rëndim ekstra për xhepat e shqiptarëve.

Artikulli paraprakREAGON DREJTORJA E SHËRBIMIT SOCIAL SHKODËR
Artikulli tjetërXHAMIA E PLUMBIT RRETHOHET NGA UJI