Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se rritja ekonomike e 3-mujorit të parë është 2.96%. Sipas tij kjo është rritja më e madhe ekonomike në 5 vitet e fundit.

Ahmetaj: Unë ndaj me ju që lajmet ekonomike vazhdojnë të jenë të përmirësuara në favor të ekonomisë dhe konsumatorëve. Arsye e vetme është këmbngulja e qeverisë për të bërë reformat e duhura financiare, të pensioneve , në sistemin energjitik, në shtetin ligjor dhe shumë shpejt ajo në drejtësi. Shifrat ekonomike bëhen objekt i debatit politike. Përtej këtij debati statistika është statistike, pavarësisht interpretimit. Rritja ekonomike për 3-mujorin e parë të 2016 është 2.96. Kemi një rritje në karahasim me 3 mujorët e tjerë të 5 viteve të fundit. Rritja e të ardhrave në 8 mujor është rritur me 7%, mesatarja e rritjes së 8 mujorit në 3 vitet e fundit është 8.2%, ndërsa mesatarja e rritjes së 8 mujorit në 2011-2012-2013 është 0.7%. Pra është një statistikë e drejtpërdrejtë për të parë cfarë diference ka efekiviteti i mbledhjes së të ardhurave. Kemi mbledhur 19.4 mld më shumë. Mesatarja e rritjes së 8 mujorit 2014-2015-2016 është 8.5%. Mesatarja e rritjes së 8-mujorit 2011-2012-2013 ishte 0.9%. Me të vetmin produkt që kemi rënie dhe 2016 VS 2015 është me ngjyrën e kuqe, është vetëm birra. Është e pazakonte dhe drejtoria e doganave po bën një analizë të detajuar. Cigaret rrije me 19%, pijet alkoolik 35.8% vera 14%, pijet energjike 13%, kafeja në nivelet që ka qenë, karburnatet 3.2%.

Artikulli paraprakGRUAJA VETËHELMOHET PAS KONFLIKTIT ME BASHKËSHORTIN
Artikulli tjetërGJUETARËT TAKIM ME INSTITUCIONET PËR MORATORIUMIN