Rritja e pagave dhe pensioneve do të nisë duke filluar nga data 1 mars e vitit të ardhshëm.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një konference për shtyp ku prezantoi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, duke theksuar se është rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve.

Ahmetaj: U arrit një rritje indeksim pensionesh prej 3% dhe këto efekte fillojnë nga data 1 mars e vitit 2017 që do të thotë që pensioni i marrësit më 2 mars do të merret i rritur dhe paga e marrësit besoj në fillim të prillit do të merret i rritur. Efekti i rritur i pagave dhe pensioneve është pak më shumë se 100 milionë dollarë dhe është rritja më e madhe nominale e pagave dhe pensioneve.

Ministri tha se rritja e pagave bëhet pa rritur borxhin dhe ndodh në një viti elektoral për shkak siç tha ai të konsolidimit fiskal, teksa nënvizoi se do të ulet borxhi publik. Ministri Ahmetaj paralajmëroi se brenda buxhetit të vitit 2017, zgjerohet lista e rimbursimeve në shëndetësi.

Ahmetaj: Buxheti i vitit 2017 merr përsipër të rimbursojë listën e aprovuar të ilaçeve të rimbursueshme për të gjithë shqiptarët. Shtohet lista me rreth 600 mijë afërsisht. Është një premtim i mbajtur i shëndetësisë falas.

Artikulli paraprakU PËRJASHTUA NGA GRUPI I PD/ MHILL FUFI: NUK DI GJË
Artikulli tjetërPILOTI SHMANGU AKSIDENTIN, KOMPANIA AJRORE E SHPËRBLEN ME 605 MIJË $