“Ai flet shqip”, është ky operacioni i policisë italiane në Termoli. Sipas mediave të vendi fqinj është goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria, duke përdorur skafe apo edhe avionët e vegjël.
Katër shqiptarë janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Hetimet kishin dy vite që kishin nisur. italia 2 Më shumë se 20 shqiptarë në San Martino janë mbajtur nën hetim, ndërsa gjatë dy viteve policia ka arritur të sekuestrojë rreth 20 kg kanabis dhe sasi të ndryshme kokaine dhe heroine. Gjithçka nisi pas përgjimit të një telefonate ku një trafikant shqiptar deklaronte se do të mbushte Termolin plot me drogë.