
Rreth 10 familje në lagjen Ajasëm po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të mbylljes së rrugës egzituese, e cila i detyron ata të kalojnë nëpër pronat e huaja për të arritur në tokat e tyre.
Ky problem ka shkaktuar shqetësim të madh ndër banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të hapur një segment rrugor që do të sigurojë akses të pakufizuar në pronat e tyre.
Banorët theksojnë se rruga ka egzistuar me dhjetra vite më parë por sot ajo eshte mbyllur
Ndërsa kjo problematikë po pengon banorët që të investojnë në pronat e tyre
Kërkesa e banorëve është që institucionet të reagojnë për të gjetur një zgjidhje që do të ndihmojë në lehtësimin e situatës dhe do të sigurojë qarkullim dhe akses të sigurt për të gjithë.






