Dhjetra banesa janë rrethuar nga uji në lagjen “Ajasëm” në qytetin e Shkodrës ndërkohë që ndodhet e përmbytur xhamia e Plumbit.

Që në orët e mëngjesit Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me emergjencat civile të bashkisë kanë inspektuar banesat. Drejtori Bushati shprehet se banorët kanë qëndruar brenda shtëpive të tyre edhe pse të rrethuara nga uji. Në rast të shtimit të nivelit të ujit situata në lagjen “Ajasëm” mund të përkeqësohet duke qenë se fare afër ndodhet lumi Drin.