Dy vajza të shëndetshme janë bebet e para të vitit 2021, të cilat kanë ardhur në jetë 1 minutë pas mesnate në dy maternitetet e Tiranës.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që ka postuar dhe foto të foshnjave duke iu uruar mirëseardhjen në jetë si oguri më i mirë për vitin 2021.

“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri😍😍

Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur🙏🏼 #Gëzuar🎉”, shkruan Manastirliu.

foto galeri