Kryetari i “Aleancëz Kuqezi”, Kreshnik Spahiu, prej pesë ditësh i është bashkuar protestës së opozitës për qeveri teknike.

Në një prononcim për Star Plus, Spahiu i qendroi linjës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha duke thënë së kjo protestë ka për qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës, pasi udhëheqja e tij është bërë njësh me krimin. I pyetur në lidhje takimin me ish-kryeministrin Berisha të cilin në vitin 2013 e akuzoi duke e quajtur vrasës, Spahiu tha se raportet e tij me të nuk janë personale. Partia Demokratike e mbështetur edhe nga partitë e tjera opozitare ka nisur prej pesë ditësh një protestë para kryeministrisë ku kërkon krijimin e një qeverie teknike, me arsyetimin se vetëm kështu garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.