GRIMA: BAZA MATERIALET ËSHTË SIGURUAR, KEMI BASHKËPUNIM.
Me fillimin e sezonit të ri futbollistik, Akademia e Vllaznisë tashmë do të jetë e gjitha nën administrimin e stafit të kompanisë “Gea Sport” e cila me kontratën e nënshkruar për administrimin e klubit të parë, ka marrë të drejtën dhe për administrimin e të gjitha hallkave të Vllaznisë.

Këtë e ka pohuar shefi i klubit të futbollit Vllaznia, Armir Grima, i cili beson se ashtu si vitin e kaluar kjo akademi do vijojë të qëndrojë në nivelet e duhura. Përsa i përket kushteve dhe plotësimit të bazës materialeve,  Grima thekson se “Gea Sport” ka marrë të gjithë masat e duhura.Akademia e Vllaznisë është një ndër hallkat më të rëndësishme të kuqebluve por sigurisht dhe një ndër akademitë më të mira në Shqipëri. Të pakten fjalët që thuhen nga drejtuesit tregojnë për një mirëmenaxhim. Mëgjithatë duke parë situatën në të cilën ka shkuar ekipi i parë shënjat nuk janë aspak të mira. Gjithsesi akademia do të vijojë të ketë drejtorin  e saj Qashif Hoxha dhe e përbërë plotësisht me një staf teknik shqiptar. Ndaj duhet parë se si do të vijojnë ngjarjet në qoftëse do të kemi më të vërtetë një mirëmenaxhim ndryshe nga vitet e tjera apo do të kemi luhatje siç kanë ndodhur këto vitet e fundit.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/pIJjOc0DWuI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]