
Në Shkodër dhe në kampin e sportit problemet sa i përket pagesave janë të shumta. Përveç “Vllaznia B” e cila ka prej një viti që asnjë nga lojtarët
nuk janë paguar ku edhe pse këta të fundit pasi bojkotuan stërvitjen i’u premtua nga ish administratori Gjyrezi se pagat e prapambetura do të merrnin kjo gjë nuk ndodhi.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Akademinë e Vllaznisë të cilët kanë katër muaj që nuk marrin rrogat e tyre. Nga sa bëhet me dije në lidhje më këtë problematikë nuk është bërë asnjë ankesë në drejtim të bashkisë Shkodër dhe gjithçka ka mbetur në kuadër të diskutimeve.
Akademia sipas burimeve është pa paga prej 4 muajsh për shkak se i gjithë buxheti i klubit Vllaznia është përdorur për shpenzimet super të mëdha në ekipin e parë.
Kështu pavarësisht ecurisë shumë të mirë që kanë realizuar në këtë sezon tek Akademia e Vllaznisë duket se kjo gjë nuk është marrë parasyshë nga bordi i drejtuesve të KF Vllaznia në mënyrë që të stimulohen sado pak.
Për të mos mjaftuar prej katër muajsh nuk kanë marrë as pagat. Një situatë e tillë në fak nuk është aspak e pëlqyeshme për askënd edhe pse Akademia konsiderohet si një nga pikat më të forta të klubit të futbollit “Vllaznia”.
Kjo ngaqë Shkodra gjithmonë është shquar për nxjerrjen e elementëve cilësor të cilët kanë mbushur ekipin e parë të Vllaznisë por edhe ekipet kombëtare.


