PARATËRINJTË GABOJNË SËRISH, ZBRESIN NË VENDIN E PESTË. Ekipi i të rinjëve të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në javën e e 18 të kategorisë superiore për moshat. Skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj ka arritur një fitore 3-0 përballë ekipi tjetër shkodranë të akademisë Vllaznimi. Kuqeblutë me fitoren e arritur kanë shkuar në kuotën e 47 pikëve dhe janë ne vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm.

Në këto javë, skuadra ka arritur 15 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje Në javën e ardhshme, ekipi U-19 pret në Shkodër ekipin e Pogradecit. Ndërkohë që ekipi U-17 ka gabuar sërish në javen e 18. Skuadra e drejtuar nga Alban Volumi nuk ka mundur dot të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj ekipit Brians të Lezhës. Me këtë barazim, Vllaznia e paratërinjëve zbret në vendin e pestë në klasifikimin e përgjithshëm dhe është në kuotën e 35 pikëve. Në këto javë kampionat, Vlalznia ka 11 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Ndëkrohë në kaslifikim, skuadra ka katër ekipe përpara pasi ajo synon zonën play-off. Në javën e ardhshme, Vllaznia prêt Pogradecin ku kërkohet fitore për të mos humbur terren në klasifikim.

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/EWWSNk4szkg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]