EIPI U-17 BARAZON, TË RINJTË NDALEN NË HUMBJEN E RADHËS NDAJ RIVALIT KRYESORË. Akademia e Vllaznisë nuk është duke arritur rezultate të mira në javët e fundit teksa këtë herë nuk ka fituar me asnjëren prej moshave. Ekipi U-17 i drejtuar nga Alban Volumi luante një ndër ndeshjet më të forta të saj ndaj rivalit kryesorë Shkëndija e Tiranës.

Kuqeblutë kanë brazuar 1-1 duke marrë një rezultat pozitiv. Pika e fituar e mban ekipin në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm me 51 pikë e duke mbajtur të paprekur zonën play-off. Ndërkohë një tjetër hap fals kanë bërë të rritur të cilët kanë humbur ndaj rivalit të drejtëpërdrejtë për titull Shkëndinë e Tiranës. Kuqeblutë kanë humbur me rezultatin 2-0 duke lëshuar kështu dhe kreun e klasifikimit të përgjithshëm. Kjo përballje ka qenë një test shumë i rëndësishëm për Vllazninë e cila me shumë mundësi në finale të këtij kampionati do të luajë po ndaj këtij kundërshtari. Prandaj kjo humbje bën që stafi teknik të ndalët gjerësisht në marrjen e masave për të bërë zgjidhjen e duhur për ndeshjet e tjera. Në fakt kohët e fundit ekipi i të rinjëve ka njohur disa lëvizje të njëpasnjëshme në formacionin kryesorë. Pas largimit të Samuel Nikajt u vendos Amarildo Belisha në drejtim të tij. Dorëheqja e Beliësh bën që skuadra të drejtohet nga Alban Hasani e tani rezultatet nuk janë ato të pritshmet. Vllaznia këtë sezon pretendon titullin kampion që duket se do ta arrijë vetëm me afrimin e lojtarëve të cilët kanë kaluar tek ekipi i parë.

Artikulli paraprakBAYERN MUNCHEN, 25 HERË KAMPION I GJERMANISË 
Artikulli tjetërNISIN FINALET E KAMPIONATIT PRANVEROR TË SHKOLLAVE