NJË EKIP KA NJË NUMËR TË MADH LOJTARËSH, PANKINA TRANSFROMOHET NË DHOMË ZHVESHJEJE. Dita e dytë e vëzhgimit të situatës aktuale tek Akademia eVllaznisë na sjellë të tjera pamje sigurisht fakte të reja se si punohet çdo ditë dhe si menaxhoen fëmijet e shumtë që kanë mbuhsur ekipet e mosha.

Siç shikohet nga pamjet, ndryshe nga dita e parë e vëzhgimit, tashmë koha është më diell dhe ka një numër më të madh të sportistqëve që marrin pjesë në seancat stërvitore. Gjëja e parë në të cilen përballësh janë dhomat e zhveshjes. Sigurisht synimi i ynë nuk ishte për të parë nga afër dhomat e zhveshjes së fëmijëve, por pankinat të cilat shërbejën për ekipin gjatë ndeshjeve zyrtare, ishin transformuar në të tilla. Në një kohë pa shi, fëmijet ndërrohen jashtë dhomave të përcaktuara, kjo sigurisht nisur nga një fluks i madh që duket qartazi. Më pas, shikohet një numër shumë imadh fëmijesh që përbëjnë një ekip, ku shumica e fëmijeve gjatë një séance stërvitore që zgjat nga një orë deri në një orë e gjysëm, shumë pak mund të bëjë punën më top, apo të përvetësojë atë çfarë trajneri u mëson. Leksionet apo detyrat e seancës së re stërvitore jepen në këto kushte siç dhe kamera e Star Plus na ofron. Stërvitja, një tjetër factor shumë i rëndësishëm. Në fushën sportive “Reshit Rusi” më e pakta janë dye kip që stërviten një herazi. Në gjysmën e fushës është duke u stërvitur ekipi U-15. Kjo natyrisht duket e pakuptimtë kur ky ekip të gjitha ndeshjet i zhvillon në fushë të madhe. Moshat e tjera më të vogla, u mjafton ¼ e fushës, ndonse shumë takime i zhvillojnë në gjysëm fushe. Pra një mbipopullim sjellë këtë organizim që tashmë e ka emrin Akademia Vllaznia. Për të mos folur më pas për bazen materiale ku asnjë prej fëmijev të asnjë prej moshave nuk janë të kompletuar. Ka nga ato që aknë disa çanta apo fanela me emrin Vllaznia, të trashëguara para shumë vitesh, ose të dhuruara nga miqtë e tyre të cilët tashmë janë rritur. Këto janë pamjet e ofruar në një tjetër ditë vëzhgimi të Star Plus, por syri i kameras sonë do të vazhdojë sërish për të filmuar e parë qartazi situatën aktuale të Akademisë së Vllaznisë.