Akademia Vllaznia, me dy ekipet e saj U-19 dhe U-17, ka arritur të marrë një fitore dhe një barazim në ndeshjet e rradhës për kampionat. Kështu, Vllaznia U-19 është rikthyer tek fitorja në kampionat, teksa kuqeblutë fituan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Teutës. Në këtë ndeshje, golat për Vllaznia U-19 u shënuan nga Aris Ara dhe Kevin Dodaj me dopietë. Me këtë trepikësh, Vllaznia U-19 vazhdon të kryesojë renditjen edhe pas javës së 17-të në kuotën e 35-pikëve.

Nga ana tjetër, Vllaznia U-17 nuk shkoi dot më shumë se sa një barazim ndaj Teutës me rezultatin 1-1. Goli për kuqeblutë në këtë ndeshje u shënua nga Uldedaj në pjesën e dytë të takimit.

Pas kësaj ndeshje, Vllaznia U-17 renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.

Artikulli paraprakRAMA NË SHKODËR: MË E PRAPAMBETURA NGA BASHKITË, PENG I SË SHKUARËS
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, VLLAZNIA MPOSHT BARLETIN