PARTIZANI ËSHTË EKIPI QË TRIUMFON DUKE VËRTETUAR VËSHTIRËSINË E SHKODRANËVE. Në ndeshjet e kësaj jave të moshave të Vllaznisë ka patur sërish humbje tashmë me të dy moshat. Ndeshja e parë ka qenë për moshat U-17 ku Vllaznia ka luajtur në transfertë ndaj Partizanit, një ndeshje kjo e klasifikuar si shumë e vështirë dhe vendimtare për ecurinë e ekipit.

Shkodranët të pakten duhej të merrnin një barazim i cili jep garanci për zonën play-off. Vllaznia e drejtuar nga Alban Volumi ka humbur me rezultatin 2-1 e duke mbetur në kuotën e 51 pikëve por duke mbajtur sërish vendin e katërt. Tashmë në ndeshjet e ardhshme, skuadrës nuk do ti falen gabimet për të mos rrezikuar pozicionin në klasifikimin e përgjithshëm. Ndërkohë humbje kanë pësuar dhe të rriturit të cilët janë mposhtur po nga Partizani me rezultatin 3-1. Të rinjtë e Vllaznisë vazhdojnë të lëshojnë terren teksa me humbjen e pësuar kanë zbritur në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se kuqeblutë janë mundur nga ekipi që do të luajnë në play-off pikërisht Partizanit, kjo për arsyen se vendi i parë luan me të katërtin dhe i dyti me të tretin. Skuadra e drejtuar tashmë nga Alban Hasani nuk ka qenë e fuqishme duke dështuar për të disaten herë radhazi. Mëgjtihatë do të jenë dhe disa javë të tjera të cilat do të përcaktojnë dhe ecurinë e të rinjëve të Vllaznisë.

Artikulli paraprakNARAÇ, ZEF HILA PRITET ME ENTUZIAZËM DHE MBËSHTETJE
Artikulli tjetër“KAMPIONATET PRANVERORE” MBYLLEN AKTIVITETET