Dy ekipet e akademisë Vllaznia kanë marrë një fitore dhe një humbje në përballjet e rëndësishme me skuadrat e akademisë së Tiranës. 17-vjeçarët kanë humbur me rezultatin 2-1 në fushën “Reshit Rusi” duke u shkëputur me 10 pikë nga ekipi kryesues.
Në ndeshjen tjetër të rinjtë e Vllaznisë kanë arritur që të marrin një fitore në shifrat 3-1. Pas ndeshjes trajneri i 19-vjeçarëve Edmond Doçi deklaroi se kjo ishte loja më e dobët e skuadrës së tij pavarësisht fitores ndaj një ekipi si Tirana. Pas kësaj fitoreje të Vllaznisë U-19 me rezultatin 3-1 ndaj Tiranës, shkodranët vijojnë që të jenë shumë pranë ekipit kryesues në vendin e dytë me vetëm një pikë larg.