EKIPI U-17 VAZHDON TË RUAJË ZONËN PLAY-OFF FITOJNË NDAJ LAÇIT ME REZULTATIN 3-1. Akademia e Vllaznisë ka arritur një humbje dhe një fitore me të dy ekipet e moshave. Ka qenë ekipi U-19 ai që ka pësuar humbjen e radhës duke bërë që skuadra të vazhdojë të jetë në zonën play-off në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm në kuotën e 64 pikëve. Por nga kjo ecuri bëjnë shumë përshtypje humbjet duke bërë që skuadra nga vendi i parë të ketë një diferencë prej katër pikësh. Ndeshja e radhës për të rinjtë ka qenë ndaj Laçit një ekip pa pretendimet dhe që është në vendin e 11-të të klasifikimit të përgjithshëm.

Të rinjtë shkodranë në këtë sfidë kanë humbur me rezultatin 3-2 duke arritur kështu humbjen e pestë gjatë këtij sezoni futbollistik. Ndërkohë paratërinjtë kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Laçit duke mbajtur kështu vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 3-1, në një takim të dominuar në të gjitha aspektet. Pikërisht ky skukses bën që shkodranët të jenë në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm në kuotën e 57 pikëve, tre pikë më shumë se vendi i pestë që mbahet nga Tirana. Ekipi U-17 duhet të vazhdojë deri në javët e fundit të këtij kampionati pa humbje, për të zhvilluar ndeshjet e play-off ku kërkohet fitimi i titullit kampion.

Artikulli paraprakKATEGORIA E PARË, ADA REALIZON OBJEKTIVIN E MBIJETESËS
Artikulli tjetërPAPA TAKOHET ME PRESIDENTIN E KUBËS RAUL KASTRO