Tre operatorët e telekomunikacionit ALBtelecom & Eagle Mobile, Vodafone Albania  dhe Telekom Albania kanë nisur bashkëpunimin për ndërtimin e rrjetit të fibrës optike dhe mbulimit me sinjal telefonik GSM si dhe shërbime 3G të zonës së Kelmendit në Malsinë e Madhe.

Ky bashkëpunim vjen pas koordinimit dhe marrëveshjes së arritur me AKEP në muajin maj të këtij viti. Specifikisht në këtë zonë, ALBtelecom do të kryejë lidhjen me fibra optike, përmes të cilave do të japin shërbim të tre operatorët. Nderkohe nga ana tjeter, Administratori i Kelmendit, ka falenderuar AKEP per kete investim kaq te rendesishem per komunitetin. AKEP në zbatim të dokumentit të politikave për shtrirjen e rrjetet broadband si dhe ofrimit të hërbimeve bazë në të gjithë territorin e vendit kreu studimin mbi mbulimin e territorit dhe ka përcaktuar 6 zona të thella ku sinjali mungon plotësisht ose është shumë i dobët. Ky problem vjen edhe nga vështirësi territoriale mbasi janë zona të thella dhe me mungesë infrastrukture. Në këto kushte ishte shumë e vështirë që të kryheshin investime nga cdo operator mbasi kostot janë shumë të larta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZYRA E APLIKIMIT PËR PASAPORTA, E HAPUR EDHE DITËN E SHTUNË
Artikulli tjetërAMBASADA AMERIKANE DY INVESTIME TË RËNDËSISHME NË VAU DEJËS