Gjatë javës së katërt të aksionit të përbashkët të ARRSH-së dhe IKMT-së në fokus kanë qënë akset rrugore Lezhë-Shkodër dhe Fier-Vlorë.

Sipas të dhënave të publikuar nga ARRSH, janë hequr 88 tabela, sikurse është bërë spostimi i gomave që ishin të vendosura anë anën e karrexhatës në dy subjekte tregtare. Gjatë ndërhyrjes në më shumë se 7 raste është bashkëpunuar me biznese të caktuara për të bërë zhvendosjen e materialeve të tyre brenda kufirit rrethues të biznesit për të liruar rrugën

. Në bashkëpunim me IKMT-në është bërë e mundur heqja e 14 tezgave të tregtimit ambulant përgjatë aksit, prishja e tre kioskave dhe dy kontruksione metalike lavazhe. Gjatë ndërhyrjes në aksin rrugor Fier-Vlorë në të dy drejtimet janë hequr 91 tabela informuese të bizneseve të ndryshme ashtu sikurse është kryer spostimi i strukturave për tregtimin e gomave të tre subjekteve.

Në bashkëpunim me IKMT u zhvendosën biznese lulesh, u hoq një kioskë dhe tre konstruksione të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHET DURRSAKU, MBAJTI PENG NË HOTEL VAJZËN NGA UKRAINA
Artikulli tjetërTËRMET ME MAGNITUDË 3.1 NË VERIUN E ITALISË