Aksi rrugor Shkodër – Hani i Hotit vijon të konsiderohet ndër më të rrezikshmit në qarkun e Shkodrës. Në këtë segment regjistrohen shpesh aksidente, si pasojë e shpejtësisë së lartë, parakalimeve të gabuara, por edhe mungesës së kujdesit nga vetë drejtuesit e mjeteve.
Një tjetër problematikë është edhe pakujdesia e qytetarëve, sidomos personave qw pwrdorin biçikleta, të cilët shpesh lëvizin pa masa sigurie dhe pa respektuar rregullat e qarkullimit, duke rritur rrezikun për ngjarje të rënda. Ky segment, që lidh qytetin e Shkodrës me pikën kufitare të Hanit të Hotit, ka një qarkullim të dendur, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përplasjeve.
Ndwrkohw në terren, vihet re një prezencë e shtuar e patrullave të Policisë Rrugore, që po monitorojnë qarkullimin dhe po ndërhyjnë për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet në këtë aks të frekuentuar.

Artikulli paraprakQYTETARËT KËRKOJNË PASTRIMIN E BREGUT TË LIQENIT
Artikulli tjetërKREU MARRËDHËNIE SEKSUALE NË PUBLIK, PROCEDOHET 70-VJEÇARI