
Punimet për rrugën e re Shirokë – Zogaj po vijojnë me itensitet duke u shëndërruar në një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin rajonal të Shkodrës. Pak ditë më parë u bë edhe një ndërhyrje për shembjen e një objekti pa leje i cili funksiononte si restorant.
Megjithëse ky segment akoma nuk është përfunduar së rikonstruktuari, kjo rrugë panoramike po frekuentohet nga shumë qytetarë për shëtitje
Rruga Shirokë – Zogaj – pika kufitare me Malin e Zi është pjesë e mozaikut të investimeve në pregun perëndimorë të liqenit të Shkodrës. Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, dhe te kete akses më të mirë në infrastrukturë për komunitetet lokale.






