Një “njollë e zezë” ku vazhdimisht ndodhin aksidente edhe me pasoja të rënda për jetën është aksi rrugor Shkodër-Hani Hotit. Banorët e zonës apo kalimtarë të rastësishëm thonë se ndihen çdo ditë shumë të rrezikuar ndërsa kalojnë në këtë aks, pasi automjetet lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërsa problem vijon të mbetet edhe mungesa e ndriçimit dhe mbikalimeve përgjatë gjithë aksit.

Kalimtarët thonë se një pjesë e madhe e aksidenteve ndodhin si shkak I pakujdesisë së shoferëve ndërsa drejtojnë mjetin e tyre. Ajo qe kerkojne eshte qe të merren masat e duhura për të shmangur aksidentet.

Dy ditë më parë një mjet është përplasur me një motorçikletë ne aksin Shkoder-Hani Hotit. Nga ky aksident fatmirësisht nuk ka patur pasoja në jetë njërezish por vetëm të plagosur të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.