Problemet në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit vijojnë të rriten. Prej vitesh në këtë aks janë shënuar një numër i madh i aksidenteve ku në disa raste ka pasur edhe viktima.

Mungesa e ndriçimit, e mbikalimeve por tashmë dhe e vijëzimit janë disa ng ashkaqet e këtyre aksidenteve. Për banorët e kësaj zone por jo vetëm ky aks është kthyer në një makth. Banorët shprehen se ndihen të rrezikuar çdo ditë ndërsa kalojnë në atë aks kjo për shkak të aksidenteve të ndodhura.

Shpesh qytetarët i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate pavarësisht kësaj askush nuk ka marrë asnjë mase.