Autostrada Shkoder-Hani Hotit është një nga më problematiket përsa i përket aksidenteve të ndodhura në këtë aks rrugor. Pakujdesia e drejtuesve të automjeteve gjatë lëvizjes së tyre në këtë aks rrugor, por edhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore në disa pjesë të këtij akis janë faktorët kryesorë të krijimit të aksidenteve. Banorët e zonës apo edhe kalimtarët e rastësishëm ndihen të kërcënuar nga shpejtësia e lartë e automjeteve.

Në asnjë pjesë të saj nuk ka mbikalim apo bordura mbrojtëse. Këmbësorët kalojnë nga njëra ane ne tjetrën për të kryer aktivitetin e tyre të ditës e bashkë me to edhe kafshët. Situata bëhet më e rrezikshme gjatë orëve te natës. Një tjetër problematikë janë furgonët apo taksitë të cilët kthehen në një burim të pastër aksidentesh.

Këto të fundit hera herës ndalojnë kudo ku ka pasagjere dhe jo ne vendet e caktuara. Shpejtësia e lejuar e mjeteve maksimale është deri në 80 kilometra në orë. Nërkohë në këtë aks nuk mungojnë aksidentet e shumta të ndodhura ku janë shënuar edhe humbje jete njerezish përgjatë këtij aksi rrugor.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA NË FUTBOLL BIE NGA KATEGORIA
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA SHTRON IFTARIN TRADICIONAL